Flash News

KRYESORE

Arjola moderatore e projektit "Tipicita" në Itali? Shehu tregon arsyen pse ishte në 'Rai'

Arjola Shehu ndodhet në Itali për projektin "Tipicita", ku do të prezantojë përkrah gazetarit Marco Ardemagni. Kështu u përfol në disa media për moderatoren shqiptare, ku thuhej që do niste punë si moderatore në shtetin fqinjë.

Pasi është kontaktuar nga revista "Anabel", Arjola ka sqaruar thashethemet duke thënë:

“Më vjen mirë që më kontaktoni. Unë isha vetëm për vizitë në Rai dhe nuk kam filluar punë aty. Isha në studiot e tyre për t’u njohur me ambientet dhe formën sesi punohet në Rai, një ftesë që më erdhi nga miku im gazetar, Marco Ardemagni. Unë erdha për të prezantuar një anteprima tek Tipicità, një organizim italian, i cili do të mbahet më 9, 10 dhe 11 mars në Fermo të Italisë. Edhe ai do të prezantohet nga unë dhe Marco. Ky organizim është tërësisht italian dhe jam shumë e lumtur që iu besua edhe një shqiptareje.” 

Të fundit