Flash News

KRYESORE

“Arkitektët i ndërtojnë, Rama i shemb”, Rakipi: Ja pse kryeministri përbën rrezik për vendin

“Arkitektët i ndërtojnë, Rama i shemb”, Rakipi:

Gazetari Ylli Rakipi deklaroi në rubrikën “Opinion” se kryeministri Edi Rama është një rrezik për Shqipërinë.

Rakipi risolli në vëmendje rastet kur kryeministri ka prishur objekte si përshëmbull stadiumin, e tani e ka radhën teatri.

“Ky është sigurisht një agresion i madh për teatrin. Ky agresion ka kohë që ka filluar. Siç e dimë, objektet kryesore në Tiranë janë ndërtuar nga arkitektët më të mirë të Italisë, ndërsa Rama vetëm shemb. Edi Rama ka shembur edhe stadiumin, ndërsa radhën e ka Teatri”, tha Rakipi.

Gazetari shtoi më tej se Edi Rama e sheh vendin sipas mendjes së tij pa marrë parasysh ligjet.

“Rama është një artist i gjymtuar. Ai pa pyetur askënd, ose qoftë referendum bëj, nuk e bën, por e sheh Shqipërinë sipas kokës së vet, në një mënyrë të rrezikshme për vendin. Kjo është më e keqja.  Duhet stopuar sa më parë. Perceptimi që bën Rama është një rrezik i madh. Kemi të bëjmë me çmendurinë e një njeriu”, deklaroi Rakipi.

Të fundit