Flash News

KRYESORE

Arkitekti i plehrave

Në Afrikën e Jugut grumbullimi i plehrave është një nga sfidat më të mëdha të qeverisë. Pothuasje gjysma e vendit nuk ka një sistem bazik të grumbullimit të plehrave dhe banorët i hedhin ato ku të munden.

Por Kevin Kiëelle e ka parë këtë si një mundësi për të bërë tregti. Arkitekti dhe sipërmarrësi me origjinë nga Kenia përdor mbetet e riciklueshme për ndërtimin e banesave.

Ai ka ndërtuar me to deri tani një shkollë, një depo riciklimi, rezervuarë për mbledhjen e ujit të shiut dhe madje edhe panele diellore.

“Në Afrikë njerëzve u duhet t’ia dalin me atë që kanë. Kjo është një zotësi e madhe”, thotë Këelle.

Me ndihmën e komunitetit ai ka dizenjuar dhe ndërtuar një strukturë të gjithën me materiale të ricikluara – ku përfshihen 2500 shishe vere.

Muret e shisheve të qelqit krijojnë një atmosferë ndriçuese, mjaft magjike brenda ndërtesës, e cila u emërua në Cape Toën’s Design Indaba si një nga objektet më të bukura të vitit 2017 në Afrikën e Jugut. /The Guardian/

Të fundit