Flash News

KRYESORE

Arkitekti i planit urbanistik të Tiranës nën hetim në Itali

Arkitekti Stefano Boeri, i cili hartoi planin urbanistik të Tiranës afro dy vite më parë, është nën hetim në Itali sa i takon ndërtimit të qendrës polivalente ‘Norcia’.

Sipas asaj që shkruan "ANSA.it", Boeri ishte i përfshirë si drejtor i punimeve dhe ndaj tij dhe kryetarit të komunës rëndon akuza për shkelje të rregullave të ndërtimit për ndërtimin e qendrës “në mungesë të lejes së ndërtimit dhe autorizimit të peizazhit”.

Qendra u ndërtua me fonde të ardhura falë një ndihmë të menjëhershme pas tërmetit në qendër të Italisë të mbledhura nga 'Corriere della Sera' dhe 'Tg' e 'La7'.

Dispozita thekson se qendra është ndërtuar një zonë që i nënshtrohet mbrojtjes së peizazhit pasi është brenda Parkut të Maleve Sibillini dhe një vend me interes të komunitetit.

 

Të fundit