Flash News

KRYESORE

Arkivole para Kryeministrisë, si do të protestojnë minatorët nesër

Arkivole para Kryeministrisë, si do të protestojnë minatorët

Sindikalisti Fiqiri Xibri dha detaje për protestën e nesërme të minatorëve nesër para Kryeministrisë, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”

Sipas tij, protesta e minatorëve do të zhvillohet me disa skenarë, ndërsa njëra prej tyre tha Xibri mund të jetë vendosja e 5 arkivoleve, të  cilët do simbolizojnë institucionet përgjegjëse që kanë harruar minatorët.

“Kostoja e statusit te minatorit është e lartë dhe kjo hera e pare qe kryeministri na kushtoi vëmendje. Akoma zero pune për këtë çështje.Sot jemi në luftë me qeverinë. Nesër kemi disa skenare për këtë protestë. Një skenar do të jetë vendosja e disa arkivoleve në shenjë simbolike.

Minatorët i kanë dhënë shumë vendit, politikanët duan të na sorollasin. Kemi qenë gjithmonë në një mendje. S’mendoj se janë me shumë se 6000 minatorë. Policia e Shtetit është njoftuar për protestën. Ky është një shtet që nuk funksionon. Ka mijëra e mijëra pensione false, çfarë bën shteti këtu”, tha Xibri.

Kujtojmë që minatorët kanë protestuar disa herë për miratimin e Statusit, i cili është refuzuar deri më tani nga qeveria.

Të fundit