Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Armando Prenga braktis PS-në por nuk i ‘ndahet’ politikës, në krah të Monika Kryemadhit në fushatë
Në krah të Monika Kryemadhit gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të LSI në qarkun e Lezhës, ishte edhe Armando Prenga. Pas largimit nga PS Ish-deputeti Armando Prenga duket se është bashkuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 2017.
Në 4 vitet e fundit Armando Prenga ka qenë mjaft i sulmuar nga opozita si person me precedent penal, që prekej nga ligji i dekriminalizimit. Në momentin final që në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po diskutohej heqja e mandatit, Armando Prenga përmes një letre njoftoi largimin.
Përveç problemeve me drejtësinë italiane, në shtator të vitit 2015, Prenga u përfshi në një konflikt të armatosur para Komisariatit të Kurbinit ku ai dhe të afërm të tij u përplasën me pjesëtarët e familjes Çali për administrimin e Lagunës së Patokut. Prokuroria e akuzoi Armando Prengën për “Armëmbajtje pa leje”, “Plagosje të lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, lidhur me konfliktin e armatosur. Shqiptarja.com