Flash News

E-TJERA

Armando Sadiku tregon të vërtetën e Taulant Xhakës

Armando Sadiku tregon të vërtetën e Taulant Xhakës

Çunat e Kombëtares janë në grumbullim për ndeshjen miqësore që kanë me Bosnjen, ndërkohë që lajmi që po bën bujë në media është largimi i Xhakës nga Kombëtarja për shkak të problemeve që ka së fundmi me trajnerin De Biazi.

Armando Sadiku. Në këto moment po bën një video live në Instagram bashkë me djemtë e Kombëtarës dhe një ndër pyetjet që fansat i shkruajtën është: “Armando ku është Xhaka?”

Fillimisht Sadiku nuk u përgjigj por kjo pyetje u bë disa herë dhe në fund sulmuesi i Kombëtares u dorëzua, por si duket nuk do të përfshihet në çeshtjen e Xhakës me trajnerin dhe u mundua të jape një përgjigje me diplomaci.

“Xhaka nuk është këtu, i ka marrë leje trajnerit. Këtë ndeshje me Bosnjen nuk do të jetë, ka shkuar në shtëpi. Ishte në ndeshjen që u luajt me Italinë,” ka përfunduar Armando Sadiku.

Të fundit