Flash News

KRYESORE

Armatim rus në Serbi/ "Beogradi të harmonizojë politikën e jashtme me atë të BE"

Armatim rus në Serbi/ "Beogradi të harmonizojë

Disa ditë pasi në Serbi mbërriti dërgesa e parë e sistemit rus të mbrojtjes ajrore ka ardhur edhe reagimi i Bashkimit  Evropian.

Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell,  në një prononcim për Zërin e Amerikës shprehet se Beogradi duhet të përmbushë angazhimet në rrugën e anëtarësimit në BE.

"Në mënyrë që të ecim përpara në rrugën e integrimit evropian, Serbia duhet të harmonizojë politikën e saj të jashtme me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian në përputhje me kornizën e bisedimeve", tha për Zërin e Amerikës, “Qeveria serbe e ka vendosur integrimin në Bashkimin Evropian si një përparësi strategjike të vendit. Ne presim që Serbia të përmbushë angazhimet e saj", tha Stano.

Kujtojmë se marrëveshja për blerjen e këtij sistemi raketor rus u arrit gjatë një stërvitjeje të përbashkët ushtarake Rusi-Serbi, e mbajtur në tetor të vitit 2019.

 

Të fundit