Flash News

KRYESORE

Armë dhe drogë në një përrua në Memaliaj, polica në kërkim të poseduesve

Armë dhe drogë në një përrua në Memaliaj, polica

Në kuadër të operacionit “Zhapokika”, policia e Memaliajt ka sekuestruar ditën e sotme 4 armë zjarri dhe 5 kg kanabis.

Përmes rrugëve operative, policia është informuar se dy persona po transportonin drejt një përroi në fshatin Zhapokikë  në Memaliaj, armë dhe drogë më qëllim fshehjen e tyre.

Ndërkohë po punohet për kapjen  dhe arrestimin e poseduesve të armëve dhe lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për kontrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Policise në Memaliaj, në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve te Paligjshme në D.V.P.Gjirokastër, kanë zhvilluar operacionin e koduar “Zhapokika”.

Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative se dy shtetas, (gjeneralitetet e të cilëve nuk i bëjmë me dije për arsye hetimi), po transportonin në një përrua, armë e drogë me qëllim fshehjen e tyre, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në vendin e quajtur “Përroi i Madh”, në fshatin Zhapokikë, Bashkia Memaliaj.

Si rezultat i kontrollit shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në një zone me shkurre 4 armë zjarri, përkatësish: Tre armë zjarri model 54, një armë zjarri automatike model 56 si dhe dy krehëra me fishekë.

Gjithashtu,pranë tyre është gjetur dhe një qese e zezë, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva me peshë totale, 5 kg.

Nga shërbimet e policisë po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe për kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283 e 278 e Kodit Penal.

 

Të fundit