All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Armë, municion dhe eksploziv në kufirin greko-shqiptar

All - Paragraf - 1

Policia greke ka sekuestruar një sasi armësh, municioni dhe eksplozivi, në afërsi të kufirit me Shqipërinë.  Sipas njoftimit zyrtar mbrëmjen e të dielës, (6 gusht 2017)  një patrullë policie diktoi tre persona që po ecnin me këmbë në tokën greke, në zonën e Mavromatit, në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Qafë Botës. Ata mbanin disa çanta udhëtimi dhe ecnin për në brendësi të territorit grek. Kur patrulla tentoi t’i ndalonte, të tre ata i lanë përtokë çantat dhe u larguan drejt territorit shqiptar, duke shfrytëzuar terrenin e thyer, njofton komunikata e policisë greke.

All - Paragraf - 3

Në vendngjarje u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës:

-Tre armë automatike kallashnikov, me shtatë karikatorë,

-11 granata difensive,

-33 detonatorë,

-Pesë kallëpë me dinamit (TNT), me peshë 1,05 kilogramë,

-Një kuti me 10 ndezës granatash,

-1593 fishekë të kalibrit 7,62 mm.

Armët i janë dërguar laboratorit kriminalistik të Greqisë së veriut, për të kryer ekzaminimet e mëtejshme, si dhe analizat balistike.

Departamenti i sigurisë publike i Janinës, po vazhdon hetimet mbi ngjarjen.

Të fundit