Flash News

KRYESORE

Me armë në shkollë, arrestohen dy 16-vjeçarë

Policia e arrestuar dy adoleshent pasi akuzohen për arëmbajtje pa leje. Policia e Pogradecit njofton se të arrestuarit janë dy 16-vjeçarët me inicialet D.B., dhe E.M.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

  • D.B, 16 vjeç, banues në Pogradec dhe
  • E.M, 16 vjeç, banues në fshatin Vërdovë-Pogradec.

Pasi më datë 30.01.2018, dyshohet se shtetasi E.M, ka hedhur prapa godinës së një shkolle të mesme në Pogradec, një armë zjarri pistoletë tip “Voltran”, pa fishekë, për të cilën ka deklaruar se ia kishte marrë shtetasit D.B”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit