Armëmbajtje pa leje, Gjiko del përballë gjykatës

Sipas mediave të Kosoëvës, reperi i njohur Gjiko (Asdren Gjikolli) është gjobitur sot me 400 euro për armëmbajtje pa leje.

Gjykata Themelore e Pejës, ka marrë vendimin për Gjikon dhe mikun e tij, Valon Alijat, i cili gjithashtu mbante armë pa leje. Të pandehurit janë të detyruar të paguajnë shumën e gjobës brenda 30 ditëve, ose në të kundërt rrezikojnë dënimin me burg.

Gjikos dhe Aliajt i janë konfiskuar armët dhe kanë pranuar fajësinë, ndërsa deklaruan se asnjëherë nuk do t’i përsërisin veprimet  të tilla, duke shprehur pendim.

Pas përballjes në gjykatë, Gjiko ka ndarë në InstaStory një foto me Aliajn dhe dy avokatët e tyre, ndërsa tregon në postim se cilët janë të pandehurit dhe avokatët.