Flash News

KRYESORE

Armina Mevlani do e falte tradhtinë e Shkëlzen Berishës

Armina Mevlani do e falte tradhtinë e Shkëlzen Berishës

Megjithëse të lidhur prej vitesh, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha e mbajnë larg medias marrëdhënien e tyre.

Fansat e Arminës janë kurioz për çiftin dhe shpesh e pyesin mbi marrëdhënien e tyre. Por çfarë të bënte Armina nëse partneri do ta tradhtonte?

"A do ta falje tradhtinë dhe a mendon se ka dashuri pas tradhtisë?”- është pyetur Armina nga fansat e saj në Instastory.

“Mendoj jeta dhe njeriu është shumë kompleks, tradhtia jo gjithmonë është mungesë dashurie dhe vjen për shumë arsye. Varet nga rrethanat, do ulesha dhe do flisja me partnerin për të kuptuar “përsenë” dhe nëse nuk më bind nuk do e falja. Ka dhe raste që mendoj që duhet falur,”- shkruan blogerja.

Të fundit