Flash News

KRYESORE

Armina Mevlani kritikohet për jetën luksoze: Komente pa kuptim

Armina Mevlani kritikohet për jetën luksoze: Komente pa kuptim
Blogerja Armina Mevlani përherë kritikohet nga fansat për jetën luksoze. Në një postim publikuar në “Instagram” ajo shfaq një video nga ishulli i Mykonos, Greqi. “Filmat e vjetër grekë”- ka shkruar ajo krahas videos. Mirëpo, ndjekësit nuk i kanë kursyer komentet negative. “Ka punuar doktor Berisha që të ikësh në vende të shtrenjta për pushime”-ka shkruar një komentues. “Në fakt me shoqërinë time kam udhëtuar që 17 vjeç. Komente pa kuptim”- është përgjigjur Armina. “Që 16 vjeç jam edhe unë në rrugëtime, por jo në rrugëtime si ju zonjush e nderuar, jo në Scorpio dhe Mykono. Vetëm për të hyrë brenda duhet të kesh një xhep plot. Se këtej jetojmë edhe ne, i kemi parë shumë vite më përpara…pastaj, për ty normal që pa kuptim janë komentet”- shkruan një tjetër ndjekës.
 
View this post on Instagram
 

Old Greek Movies

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani) on

Të fundit