Flash News

KRYESORE

Armina Mevlani kundër Bella Hadid: Ku mbeti bukuria kur modelet janë krejt plastikë

Blogerja shqiptare Armina Mevlani e ka shprehur gjithmonë se është kundra operacioneve plastike dhe ndërhyrjeve kirurgjikale për të të arritur perfeksionin në pamjen fizike.

Mevlani ka postuar në Instastory një foto të  një artikulli i cila tregon ndërhyrjet estetike që ka bërë Bella Hadid. Sipas artikullit thuhet se Hadid ka kryer ndërhyrje në hundë, gjë për të cilën Armina Shprehet totalisht kundër.

Blogerja shprehet se modelet nuk duhet ë kenë asnjë operacion plastik, “Ku mbeti bukuria kur modelet janë krejt plastikë apo të bëra me kirurgji? Se kanë të vetën fytyrën”, është shprehur ajo.

Ajo ka deklaruar se nuk do të bëjë asnjëherë asnjë ndërhyrje kirurgjikale edhe pse komentuesit i drejtoheshin se “nuk ka fundshpinë”

“Unë e di që nuk e kam pikët më të fortë atë pjesë, por Zoti fatmirësisht më ka dhënë shumë gjëra të tjera dhe ndihem mjaft e bekuar. Nuk kam dëshirë të bëj as plastikë, sepse ndihem krenare për atë që kam, sido të jetë.”

Pas kësaj, Armina u tregua këmbëngulëse të tregonte se i pëlqen trupi i vet, duke postuar një foto të Dita Von Teese dhe duke shkruar se trupi ideal për të duhet të ketë patjetër bel të hollë, siç ka në fakt, vetë Armina.

Të fundit