Flash News

KRYESORE

Armina Mevlani tregon për dasmën me Shkëlzen Berishën: Po diskutoj për fustanin e nusërisë

Armina Mevlani tregon për dasmën me Shkëlzen Berishën: Po

Blogerja e famshme Armina Mevlani dhe djali i ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha, janë prej vitesh të lidhur dhe ajo çka kuriozon njerëzit është se kur do bëhet dasma.

Pas sfilatave të javës së modës në Itali dhe Francë, Armina është kthyer në Shqipëri dhe pasditen e sotme në emisionin “Rudina” ka rrëfyer dhe disa nga detajet e dasmës me Shkëlzenin, e cila nuk është e shpejt por po planifikohet.

“Dasma është afër, kemi filluar te hedhim idetë e parë sesi e duam të bëhet, pamë si e duam vendin dhe gjithçka tjetër.  Personalisht do doja që edhe fustanin të kisha në një firmë të caktuar që edhe kjo të jetë pjesë e bashkëpunimeve të mia. Ne nuk kemi bërë një festë për fejesën por një darkë mes prindërve, nuk kemi dashur të jemi tradicionale.  Nuk kemi dashur të bëjmë një organizim të madh, por njerëzit kanë nisur të na thonë përse se bëni dhe mund ta bëjmë para martese. Për dasëm nuk kemi planifikuar, nuk e kemi vendosur tamam pasi vendosja tamam kërkon organizim të shpejt, megjithatë unë jam në kontakt me firmat sa i përket organizimit Kemi filluar të hedhim disa plane në letër, unë do të doja shumë që edhe për fustanin të diskutoja me një nga markat më të njohura të fustaneve të nusërisë dhe për këtë kam nisur komunikimet,” ka thënë Armina.

Të fundit