Armina Mevlani tregon se kur do të martohet me Shkëlzen Berishën

Aemina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të martohen. Edhe pse Armina nuk ka dashur të japë shumë informacione rreth dasmës, në një material të përgatitur nga “Prive”, pas këmbënguljes së gazetarit, Armina ka treguar se dasma do mbahet vitin e ardhshëm.

Pra, në vitin 2020 do kemi dasmë.

Pas lidhjes së tyre disavjeçare dhe bashkëjetesës, mes Shkëlzenit dhe Arminës do të ketë dhe një ceremoni martesore e cila me siguri do jetë madhështore duke marrë parasysh intervistat e shumta të Arminës e cila shpesh ka pohuar se pëlqen të jetë një nuse moderne dhe jo tradicionale.

Çifti janë parë shpesh në udhëtime në Liqenin e Comos në Itali, kështu që mbase ky mund të jetë dhe destinacioni i përzgjedhur prej tyre për ceremoninë e dasmës.