Flash News

KRYESORE

Armir Grima: Kur më arrestuan, mendova se ishte kamera e fshehtë

Armir Grima: Kur më arrestuan, mendova se ishte kamera e fshehtë

Trajneri i kombëtares së femrave të Shqipërisë, Armir Grima, u shpall i pafajshëm nga Prokuroria për akuzat e shumëkomentuara në media për trukimi të ndeshjeve. Ish-portieri i Vllaznisë u arrestua si pjesë kriminale e grupit Bajri me argument përgjimin e telefonatave ku dëgjohej duke folur me Safet Bajrin.

Duke folur për Top Channel, Grima ka rrëfyer momentin e arrestimit. “Arrestimi ishte Zot na ruaj! T’i vesh tjetrit pistoletën në kokë ishte gjëja më skandaloze në botë. Kur po shkonim me makinë në komisariat po bëja humor, sepse mendova se ishte kamera e fshehtë. Nuk kishte mundësi tjetër! U thashë policëve që s’keni çfarë të bëni, por më kthenin në shtëpi se ishim në këmbë dhe ishte gjithë ajo rrugë", - shprehet Grima në intervistë.

Të fundit