Flash News

KRYESORE

Arra e kokosit: Zonja e shëndetit të shkëlqyer

Nëna Natyrë është jashtëzakonisht bujare me njerëzit edhe pse ata sillen keq. Ajo na ka ofruar një shportë të madhe me fruta dhe perime që na e pasurojnë jetën dhe shëndetin me vitamina, minerale dhe ushqyes që na japin një jetë të gjatë. Një frut në veçanti - arra e kokosit - është kaq e pasur me vlera sa mban epitetin “pema e jetës”.  Arra e Kokosit nuk ka qenë aq popullore në Shqipëri, por tanimë mund ta gjeni në çdo dyqan ose treg. Arra e Kokosit është një produkt importi.

Fermerët shqiptarë po kultivojnë madje edhe kivi, por asnjëri pre tyre nuk ia ka vënë sytë Arrës së Kokosit. Nëpër tregje mund të gjeni vaj kokosi ose qumësht kokosi apo edhe produkte bukurie të pasura me ekstrakte kokosi. Ndërsa restorantet shqipëtare po përdorin me bollëk një sërë përbërësish me bazë kokosi siç janë vaji, qumështi apo edhe mielli.

Arra e Kokosit është një ushqim funksional i pasur me vitamina, minerale dhe fibër, shtyllat kryesore për të pasur një shëndet perfekt. Breza të tërë që e kanë kultivuar e kanë quajtur Arrën e Kokosit “Shëruesja e të Gjitha Sëmundjeve” dhe e përpinin këtë frut çdo ditë. Ndonëse ushqyerja e këtyre qytetërimeve ishte e pasur me yndyrna të ngopura, simptoma si diabeti, kanceri, sëmundjet e zemrës ishin të padëgjuara.

Vaji i Arrës së Kokosit në veçanti ka aftësi mbrojtëse nga viruset, bakteret, infeksionet, kanceri, tiroidja, sëmundjet e trurit dhe të zemrës, zbukuron lëkurën dhe djeg yndyrnat. Ndonëse në thelb, vaji i Arrës së Kokosit është një yndyrë e ngopur, ajo është plot e përplot me vlera shëndetësore dhe nuk rrit kolesterolin, lufton obezitetin, sëmundjet e zemrës dhe bën mrekullira. /agroweb

Të fundit