Flash News

KRYESORE

Arratisja e 4 ushtarëve shqiptarë në Londër, 'The Sun': Ku fshihen

Arratisja e 4 ushtarëve shqiptarë në Londër, 'The

Arratisja e 4 komandove shqiptarë, të cilët braktisën stërvitjen në Angli dhe u arratisën, bëri bujë në mediat shqiptare, por dhe të huaja. ‘The Sun” në një artikull të saj shkruan se arsyeja se përse 4 komandot u larguan, është pikërisht pagesa e tyre e ulët prej 220 Pound.

Prestigjozja britanike shkruan se Reni Ajazi, Ylber Kotri, Aleksander Shkulaku dhe Klevis Lamkaj, mund të jenë fshehur në mesin e komunitetin shqiptar në Angli. Por nëse ata kapen ata përballen me pesë vite burg  për braktisje të detyrës.

Ata ishin midis 11 shqiptarëve në stërvitjen e NATO-s në Mid-Uells, fluturimet dhe akomodimi i të cilëve, përfshirë një natë finale në Londër, u paguan nga Ministria e Mbrojtjes.

'The Sun' citon gjithashtu dhe ish-ministritn Dritan Demiraj, i cili u shpreh se veprimi i tyre është i pajustifikueshëm.

"Unë e di se ata nuk paguhen mirë dhe punojnë në rrethana të vështira, veprimi i tyre është tërësisht i pajustifikueshëm. Ata udhëtuan në Britani për të përfaqësuar Shqipërinë në një stërvitje ushtarake dhe unë u kërkoj atyre të kthehen në vendin e tyre sa më parë të jetë e mundur”,  shprehet ish-kreu i Forcave Speciale Dritan Demiraj, shkruan ‘The Sun’.

 

 

 

 

Të fundit