Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Institucionet që veprojnë në portin Durrësit janë përplasur në lidhje me arratisjen e anijes me flamur të Sierra Leones dhe kapiten sirian që kishte mbërritur aty për sjellë një ngarkesë prej 6 mijë tonë kripe, por u largua pa njoftim për një përplasje për dëmtimin e një sasie prej 500 tonësh. Të kontaktuar nga Ora News, drejtorja e Kufirit thotë se ata u informuan në kohën kur anija ishte 20 milje larg bregdetit, por kapiteneria thotë se faji është i qëndrës ndërinstitucionale operacionale detare, e cila monitoron hapësirat detare. Anija ndërkohë ndodhet 5 milje larg portit të Rijekës.
Largimi pa leje i anijes “Sea Scanner” nga porti i Durrësit ka përplasur institucionet e linjës.
Policia kufitare e Durrësit, që ka përgjegjësinë për ruatjen e territorit, i ka dërguar një ankesë kapitenerisë, të cilën e akuzon se nuk e ka lajmëruar në kohë për largimin e palajmëruar të anijes tregtare.
E kontaktuar nga Ora News, shefja e Policisë Kufitare, Lindita Nushi, thotë se ata janë informuar për ngjarjen në një kohë kur anija ishte 20 milje nga bregu i Durrësit dhe në këto kushte ata e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë.
Por nga ana tjetër, kapiteni i portit të Durrësit, Taulant Allkja, deklaron se nuk eshte faji i Kapitenerise, por i qendrës ndërinstitucionale operacionale detare, e cila monitoron hapësirat detare.
Ndërkohë, sipas kapitenit Allkja anija po monitorohet me anë të GPS dhe aktualisht ndodhet në Kroaci, rreth 5 milje nga larg portit të Rijekës.
Kapiteneria e Durrësit ka njoftuar Kapitenerinë e portit kroat për largimin e paautorizuar të anijes, që ka ende në hambarë një sasi prej 500 tonësh kripë të destinuar për tregun shqiptar, por që rezultoi e dëmtuar.
Kjo sasi, pjesë e ngarkesës 6.000 tonëshe, u kthye në objekt të një mosmarrëveshjeje tregtare mes subjektit pritës të mallit”, subjektit dërgues dhe transportuesit, që është kompania egjiptiane “Sea Scanner Logistics”.
Kjo e fundit hetimet e para rezulton të ketë probleme me siguracionin e mjetit dhe rrjedhimisht probleme në mbulimin e dëmshpërblimit.
Pa u zgjidhur ky konflikt tregtar dhe me ngarkesën e zhdoganuar në Durrës, anija me kapiten sirian u largua në orët e para të së shtunës, pa lajmëruar autoritetet shqiptare nga rada portuale e Durrësit.
Pronari i subjektit shqiptar, për llogari të të cilit ishte ngarkesa me kripë, ka denoncuar në polici vjedhjen flagrante të ngarkesës së mbetur në anije dhe mungesën e reagimit të strukturave shtetërore, që mbrojnë sigurinë portuale dhe kufitare në Durrës. /Ora News/