Flash News

KRYESORE

Arratisja e Gruevskit nga Shqipëria, ironizon Gentian Zenelaj: Edhe ky i joni do ja mbathë nëse i vjen mi të pastë halla

Arratisja e Gruevskit nga Shqipëria, ironizon Gentian Zenelaj: Edhe ky i

Arratisja e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski përmes kufirit shqiptar me Malin e Zi ka ngjallur debate të shumta në vend.

Policia e Shtetit e pranoi kalimin e tij përmes zyrtarëve të ambasadës së Hungarisë në Tiranë, ndërsa nuk kanë munguar edhe komentet me nota ironike lidhur me këtë debat.

Aktori dhe moderatori Gentian Zenelaj ironizon arratisjen e Gruevskit drejt Hungarisë ku ka kërkuar azil politik dhe thekson se edhe kryeministri Rama po të jetë nevoja nga Maqedonia do të zgjedhë të largohet.

Statusi:

Gruevski ja paskërkësh mbathur nëpërmjet Shqipërisë!!!!! UBUBU MI NONE...nami i madh. Po janë shokë mi të pastë Halla...Edhe ky i joni o nga Kosova o nga Maqedonia do ja mbathë nëse i vjen ...dhe nuk është i pari..po këta ruajnë shpatullat e njëri tjetrit mi të pastë Halla..edhe politikën njësoj e kanë... Maqedonia vitin tjetër do ta ketë taksimin sa Shqipëria ... se e ka 18% max ne rritje progresive ..dhe na e ka shumë zili këtë 23% tonë.

Të fundit