Flash News

KRYESORE

Arratisja e Mikel Kasës përplas policinë me IEVP-në e Vlorës

Arratisja e Mikel Kasës përplas policinë me IEVP-në e

Arratisja e 29-vjeçarit Mikel kasa ka përplasur vetëm pak minuta më vonë policinë e Vlorës me Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Sipas policisë, IEVP-ja nuk ka kërkuar ndihmë dhe bashkëpunim për shoqërimin e Kasës drejt Gjykatës së Vlorës.

Si pasojë, duke përfituar edhe nga ky fakt, i riu ka mundur të largohet me vrap duke kapërcyer dritaren e sallës ku u zhvillua seanca, në të cilën u dha edhe dënimi ndaj tij me 5 vjet burg.

Ai akuzohej për rrëmbim personi, por nuk dihet nëse do mund ta kryejë këtë dënim, pasi aktualisht është në arrati.

Aktualisht, janë ngritur postblloqe në pika të ndryshme të qytetit dhe po bëhet krehja e zonës për arrestimin e Mikel Kasës.

 

Të fundit