Flash News

KRYESORE

Arratisja e Mikel Kasos për 19 sekonda, ndalohen dy policët që e shoqëronin në gjykatë

Arratisja e Mikel Kasos për 19 sekonda, ndalohen dy policët që e

Policia e Vlorës ka ndaluar dy punonjësit e policisë së burgjeve, të cilët shoqëronin Mikel Kason në momentin që është arratisur nga ambientet e gjykatës, sapo ka marrë dënimin.

Mikel Kaso u dënua dje me 5 vite burg për akuzën “rrëmbim personi”, por duke shfrytëzuar edhe mungesën e sigurisë 29-vjeçari ka mundur të arratisur për 19 sekonda nga dera kryesore e gjykatës.

Policia e Vlorës ndaloi mbrëmë efektivët Gjolek Hodaj dhe Granit Zani. Ata do të japin sqarime lidhur me ngjarjen e djeshme, pasi Kaso vazhdon të jetë në arrati edhe pse u mobilizuan forca të shumta policore për gjetjen dhe arrestimin e tij menjëherë pasi u arratis.

 

Të fundit