Flash News

KRYESORE

Arratisja e të riut nga komisariati në Pukë, arrestohen dy policë

Arratisja e të riut nga komisariati në Pukë, arrestohen dy

Policia ka vënë në pranga 2 punonjës policie të komisariatit të Pukës pas arratisjes së Emirjon Nikjas ditën e sotme.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar në flagrancë punonjësit e policisë Inspektor Pajtim Bushi dhe Inspektor Dode Preka, me detyrë trupë shërbimi pranë këtij Komisariati.

“Arrestimi i dy punonjësve u bë pas kryerjes së veprimeve hetimore ku u konstatua se nga ana e tyre nuk janë zbatuar detyrat funksionale të përcaktuara për sigurimin e personave të shoqëruar dhe ambienteve ku ata qëndrojnë”, sqaron njoftimi.

Të arrestuarit akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

 

Të fundit