Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Arrest me burg për 6 protestuesit, reagon Edmond Spaho: Asnjë provë për ato që i akuzojnë
Menjëherë pas caktimit të masës së sigurisë për 19 protestuesit që morën pjesë në protestën e së shtunës, ku 6 prej tyre u lanë sot në burg, ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho.
Spaho u shpreh se në protestën e 16 shkurtit u prish vetëm kërpudha e kryeministrit Rama, ndërsa qytetarët nuk kryen asnjë vepër të kundraligjshme.
“Të gjithë të pandehurit deklaruan se ishin në protestë dhe protestonin kundër qeverisë së Edi Ramës, në emër të tyre, të familjeve të tyre për një të ardhme më të mirë. Të gjitha veprimet e gjykatës motivoheshin politikisht. Asnjë fakt, asnjë provë për ato që i akuzojnë, gjoja prishje të pronës publike. Mosrespektim të forcave të rendit. Aty është prishur vetëm kërpudha e kryeministrit.
Në asnjë rast nuk pati konfrontim mes policisë dhe qytetarëve. I dënoj me forcë këto veprime të policisë dhe prokurorisë. FNSH me maska e tërhoqën hoqën zavarrë Florenc Hoxhën në sy të familjes dhe fëmijëve. Të pandehurit kërkuar të merrnin pjesë në protestën e ditës së enjte. I bëj thirrje qytetarëve të jenë edhe më shumë në protestë për ta rrëzuar Edi Ramën”, tha ai.