Flash News

KRYESORE

“Arrest me burg” për policin në Shkodër, vëllai: Video e stisur nga mediat për të na dëmtuar

“Arrest me burg” për policin në Shkodër, vëllai:

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për policin Berhan Bajrakurtaj me afat 30 ditë.

Gjyqtare e çështjes është Irida Kacerja, ndërsa prokuror Vat Staka dhe avokat mbrojtës Xhelal Kraja. Bajrakurtaj dyshohej se i kishte derguar video me përmbajtje të turpshme një 15-vjeçareje.

Gjyqi u zhvillua me dyer te mbyllura, ndërsa Prokuroria ka kërkuar burg me afat 30 ditë për paraqitjen e provave. Avokati do të kërkojë lirimin e Bajrakurtajt për shkak se nuk ka vepër penale.

Vëllai i Berhanit shprehet se video është e stisur nga mediat me qëllim për t’i dëmtuar.

Të fundit