Flash News

KRYESORE

‘Arrest shtëpie’ për Tahirin, avokatët dhe prokuroria do ta ankimojnë vendimin

‘Arrest shtëpie’ për Tahirin, avokatët dhe prokuroria

Avokatët e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, njoftuan dje se në fillim të javës tjetër do të apelojnë vendimin e dhënë nga Gjykatat e Krimeve të Rënda e cila e la atë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Avokatët njoftuan se do ta çojnë çështjen në Gjykatën e Apelit duke kërkuar heqjen e kësaj vendimi ndërkohë që, mësohet se edhe prokuroria nga ana e saj do ta ankimojë vendimin.

Prokuroria do të kërkojë nga Apeli masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Të fundit