Flash News

KRYESORE

Arresti i shtëpisë për Tahirin, jehonë në mediat e huaja

Dhënia e masës “arres shtëpie” nga Gjykata e Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin ka bërë bujë në mediat e huaja.

"The New York Times" ka publikuar lajmin e Associated Press, me titull, “Shqipëria: Ish ministri nën masen e “arrestit shtëpiak” gjatë hetimit të drogës”.

Artikulli si më poshtë:

“Ish-ministër i Brendshëm është vënë nën arrest shtëpie ndërsa është hetuar për përfshirjen në një rrjet traku të drogës.

Prokurorët kishin kërkuar që Saimir Tahiri të mbahej në paraburgim, por Denion Ndrenika, zëdhënës i Prokurorisë, tha të shtunën se një gjykata ka vendosur ta vinte atë nën masën "arrestit shtëpiak".

Tahiri ishte Ministër i Brendshëm gjatë 2013-2017 në qeverinë socialiste të Shqipërisë dhe dha dorëheqjen si një ligjvënës një javë më parë. Ai akuzohet për lidhje me një grup kriminal të dyshuar për trafikim të sasive të mëdha të kanabisit. Disa nga krerët e rrjetit të trafikimit u arrestuan në Itali dhe Shqipëri.

Tahiri ka mohuar me forcë lidhjet me grupin kriminal. Kryeministri Edi Rama tha se ai e respektoi vendimin e gjykatës dhe bëri thirrje për një “proces të pavarur dhe transparent”.

Të fundit