Flash News

KRYESORE

Arrestime në nivele të larta si në Maqedoni? Lleshajn e ‘shpëton’ Llalla

Arrestime në nivele të larta si në Maqedoni? Lleshajn e

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim në Bashkinë e Pustecit me homologun e tij maqedonas, Oliver Spasovski.

Gazetarët e kanë pyetur Lleshajn në lidhje me hapjen e negociatave të vendit tonë me Bashkimin Europian, si dhe përmbushjes së detyrave për sa i takon luftës ndaj korrupsionit në nivele të larta shtetërore. Ata i kanë sjellë si shembull ministrit edhe arrestimin e prokurores speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva.

Llalla i ka ‘manovruar’ kësaj pyetje duke u sjellë në vëmendje gazetarëve ish kryeprokurorin shqiptar, Adriatik Llalla që është nën hetim.

“Meqenëse shkuat direkt te prokurorja, sa di unë edhe këtu është në ndjekje penale ish-prokurori i përgjithshëm. Detyrat e vendit sa i takon negociatave i kemi përmbushur ë së miri. Nuk ka ende një datë për çeljen e negociatave për të dy vendet. Vendimi pritet të merret në mes të tetorit”, ka thënë Lleshaj.

Të fundit