Flash News

KRYESORE

Arrestimet e bandës Bajri, Xhafaj e Gjonaj morën ultimatum nga Holanda

Arrestimet e bandës Bajri, Xhafaj e Gjonaj morën ultimatum nga Holanda

Kur Fatmir Xhafaj, shoqëruar edhe nga ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, vizitoi Holandën, në tryezën e homologut holandez gjeti një dosje mbi të cilën shkruhej: Dosja Bajri.  Për vendet e Beneluksit, Safet Bajri dhe grupi i tij ishte një shqetësim kryesor dhe për Shqipërinë përcaktues për fatin e integrimit.

Bëhet fjalë për vizitën e 22 majit, kur ministri i brendshëm shqiptar shkoi me mision për të “bindur” Hagën që të jepte ‘ok’-in për nisjen e negociatave. Autoritetet e një prej vendeve më skeptike të BE, në raport me Shqipërinë kishin nisur presionin ndaj Tiranës për të frenuar kriminalitetin në Holandë, veçanërisht të bandës së Bajrit dominuese në trafik droge e prostitucion.

Sipas informacioneve te siguruara nga burime diplomatike , mësohet se në takimin që ka pasur dyshja Xhafaj-Gjonaj një nga kërkesat kushtëzuese të Holandës, ka qene arrestimi i Safet Bajrit dhe bandës së tij në Tiranë e Shkodër.  Burimet bëjnë me dije se ministri i drejtësisë dhe sigurisë së Holandës ka kërcënuar Xhafën se nëse operacioni dështon, ai do të bënte deklaratë publike ku të bënte përgjegjëse qeverinë shqiptare për këtë.

Në këto kushte, shto edhe trysninë nga Belgjika, ministri Xhafaj dhe drejtuesit e policisë së shtetit nën presion janë detyruar të servirin Prokurorisë së Krimeve të Rënda informacionet e marra nga Haga e Brukseli për të kryer hetimin e përmbyllur një ditë më parë me arrestimin e 11 anëtarëve të bandës Bajri.

Të fundit