Arrestimet e dhunshme të policisë, valë e re protestash në Amerikë

A protester carries the carries a U.S. flag upside, a sign of distress, next to a burning building Thursday, May 28, 2020, in Minneapolis. Protests over the death of George Floyd, a black man who died in police custody Monday, broke out in Minneapolis for a third straight night. (AP Photo/Julio Cortez)

Një valë protestash ka nisur në disa qytete të mëdha amerikane, në shenjë revolte kundër veprime brutale të policisë.

Në Minneapolis dhe St. Paul, njohur si “Qytetet Binjake” të Minesota, pati së fundmi protesta të mëdha.

Në Shën Pali, protestuesit u përballën kundër policisë, madje u përdorën edhe bombolat e gazit lotsjellës. Më shumë se 170 biznese u grabitën ose u dëmtuan nga protestat, tha policia.

Në Memfis, Tenesi, protestuesit marshuan qendër të qytetit për disa orë. Ata mbanin simbole duke kërkuar drejtësi për disa amerikanë me ngjyrë që ishin vrarë së fundmi si George Floyd, Ahmaud Arbery dhe Breonna Taylor.

Protestat u përshkallëzuan gjithashtu në dhunë në Louisville, Kentucky, ku jetoi Taylor dhe u qëllua nga policia në mars.
Protesta u zhvilluan edhe në qytete të tjera si Denver, Kolorado dhe Phoenix, Arizona.

Kjo valë protestash erdhi pasi katër oficerë u përfshinë në kapjen e një personi me ngjyrë, George Floyd, i cili vdiq pasi u arrestua.

Njëri prej policëve mbante vazhdimisht këmbën në qafën e Floyd të prangosur, i cili vdiq teksa kërkonte ndihmë pasi nuk merrte dot frymë.

Një kalimtar filmoi të gjithë rastin, dhe pamjet ngjallën një valë protestash në të gjithë SHBA-në.