Flash News

KRYESORE

Arrestimet e dy udhëheqësve të veteranëve të UÇK-së, Hoti në mbrojtje të Speciales: Janë konform ligjit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e konsideron aksionin e Gjykatës Speciale në Kosovë konform ligjit dhe si veprime të pavarura të drejtësisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoti shkruan se veprimet e Speciales duhet të respektohen nga të gjithë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese, dhe duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha, dhe se duhet respektuar plotësisht.

 

 

 

 

 

Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të pa tjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri, shkruan Hoti, një ditë pas pas aksionit të hetuesve të Speciales, të cilët arrestuan dy udhëheqësit e veteranëve të UÇK’së, Hyseni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Të fundit