Flash News

KRYESORE

Arrestimet e protestuesve, deputetët e PD-së ‘zbarkojnë’ në Kukës

Arrestimet e protestuesve, deputetët e PD-së

Më shumë se 10 deputetë të Partisë Demokratike janë në Kukës ditën e sotme për të parë nga afër situatën pas ngjarjeve të raportuara se me dhjetëra qytetar të cilët protestuan ditën e djeshme në ‘Rrugën e Kombit’ janë arrestuar gjatë natës nga policia.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, kreu i grupit parlamentar, Edmond Spaho, deputetët Flamur Noka, Isuf Çela si dhe anëtarët e tjerë demokrat të komisionit të Ligjeve ndodhen në Kukës.

Po kështu edhe deputetët, Romeo Gurakuqi e Izmira Ulqinaku, ish-deputeti Alban Zeneli si dhe tre deputetët e LSI-së, Endrit Brahimllari, Floida Kërpaçi, Përparim Spahiu dhe Nora Malaj.

Deputetët do zhvillojnë takime me banorët për tu njohur me situatën.

 

Të fundit