Flash News

KRYESORE

Arrestimet në Lezhë, reagon deputeti i PD: Ishin me urdhër të Edi Ramës

Arrestimet e fundit në qytetin e Lezhës kanë tërhequr vëmendjen e deputetit të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, i cili i konsideron këto lëvizje më prapavijë politike.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Strazimiri shkruan se drejtësia shqiptare kontrollohet nga kryeministri Rama që prej ardhjes së Arta Markut në krye të institucionit të akuzës.

"Që të kuptojmë më mirë se ç'po ndodh e ç'e pret vendin e shqipeve. Kishte më pak se 90 ditë që sundonte, dhe urdhëronte ndëshkime për kundërshtarët politikë! Drejtësia, me gjithë problemet nga të cilat vuante sistemi, rezistoi... deri ditën kur dhunshëm kaloi zyrtarisht nën sundimin politik komunist. Sot, problemeve që kishte, iu shtua edhe kanceri terminal: korrupsion politik. Nga sot, nuk të ndëshkon më drejtësia, të ndëshkon qeveria e një partie të vetme, madje personalisht kryeministrit!!!!", ka shkruar Strazimiri.

Të fundit