Flash News

KRYESORE

Arrestimet në Shkodër pas denoncimit të opozitës, Basha: Operacion propagandistik

Arrestimet në Shkodër pas denoncimit të opozitës, Basha:

Aksioni i Policisë së Shtetit i organizuar ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës ka çuar në arrestimin e katër personave dhe shpalljen në kërkim të një personi tjetër.

Në një konferencë për mediat, drejtuesit e policisë njoftuan se në pranga kanë rënë shtetasit: Ilir Rustem Bajri, 42 vjeç; Emrat Plaku, 22 vjeç; Asmer Bilali, 29 vjeç; Erogen Brajoviç, 36 vjeç.

Lidhur me këtë operacion ka reaguar kreu i PD, Lulzim Basha gjatë mbledhjes së zhvendosur në Elbasan.

Ai e ka cilësuar aksionin “ një operacion propagandistik”. Basha foli edhe për dy vrasjet e kryera në Mamurras brenda 24 orëve të fundit.

“Shqipëria po destabilizohet nga krimi, ndërsa Elbasani është gjeneza e bashkëqeverisjes së Ramës me krimin”, u shpreh Basha.

Të fundit