Flash News

KRYESORE

Arrestimet në Shkodër pas takimit të opozitës, paralajmëron Berisha: Do t’i lirojnë

Arrestimet në Shkodër pas takimit të opozitës,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së Policisë së Shtetit mbi operacionin e ditëve të fundit në Shkodër, pas takimit që mbajti të hënën opozita e bashkuar.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se katër autorët e shumëkërkuar do të lirohen siç ka ndodhur edhe me të tjerë.

“Shkodra ka memorie, nuk mashtrohet! Për arrestimet që u bënë dje pas takimit të opozitës, Shkodra thotë:

I arrestuan miqtë e tyre për t’i liruar dhe kërkuar ndjesë siç i kanë arrestuar dhe liruar dhe kërkuar ndjesë para 6 muajve, para 9 muajve, para 12 muajve!”, shkruan Berisha.

Gjatë aksionit u arrestuan Ilir Rustem Bajri, 42 vjeç; Emrah Plaku, 22 vjeç; Asmer Bilali, 29 vjeç; Erogen Brajoviç, 36 vjeç.

Të fundit