Arrestimet pas tërmetit, reagon nënkryetari i PD: Rama e nxori Gjushin prapë “akullore”…!!!

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Durrësit për 17 persona nën cilësinë e zyrtarëve, ndërtuesve, specialistëve etj., për pasojat në jetë njerëzisht nga tërmeti i 26 nëntorit.

Duke u ndalur te roli i Vangjush Dakos, Paloka ngre faktin se mes personave që po hetohen nuk është ish kreu i bashkisë së Durrësit, i akuzuar vazhdimisht nga opozita si i korruptuar, apo i shpallur nga SHBA si persona ‘non grata’.

Deklarata e plotë:

Rama e nxorri Gjushin prape “akullore”…!!!

Sipas drejtuesve te policise dhe prokurorise ne Durres ; pas “nje pune intensive, dy javore” u gjenden dhe “fajtoret” e katastrofes. Plot 17 urdher ndalime…
“Fajtoret” rezultokan disa inspektore lagjesh, ndonje “ndertues informal” e me siguri do dalin dhe bojaxhinjte e pallateve!
Gjushit nuk i del emri kurrekund!!!
Ne Durres e di dhe qytetari me i fundit se Vangjush Dako eshte kryepergjegjes per kete situate, jo vetem se ka mbi dhjete vjet qe drejton si kryetar bashkie, por edhe sepse privatisht ka qene i implikuar direkt, me firmen e tij “3D” , ne ndertimin e shumices se pallateve te demtuara. Kete fakt e kane denoncuar dhe keto dite me dhjetra qytetare durrsak. Gjushi jepte lejet, Gjushi supervizonte, Gjushi jepte betonin e firmes se tij, Gjushi edhe ndertonte me firmen e tij !
Po pse atehere emri i Gjushit nuk del ne listen e polico-prokurorise se Durresit?!
Shume e thjeshte dhe e qarte per kedo; Gjushi ka mbrojtjen direkte te Rames i cili gjate gjithe kesaj kohe po kujdeset personalisht qe mos preken pergjegjesit e vertete, po si ne gjithe rastet e tjera, te mbyllen skandalet me ca “koka turku” nga rradhet e ushtareve.
Rama po kerkon ta nxjerre dhe nje here Gjushin “akullore” dhe kjo ben sens. Gjushin deri dje ne Durres e quanin “Bankomati i Rames” ! Ne fakt tanime eshte me prova se Gjushi e ka PAGUAR ( me kuptimin me te pare te fjales) imunitetin e tij, prandaj ne vend qe te ishte ne qeli, eshte rikthyer me urdher te Rames ne zyren e bashkise per te rregulluar “ATO LETRAT”.