Flash News

KRYESORE

Arrestimet për dosjen 339, reagon PD: Rama vijon të mbrojë Dakon

Arrestimet për dosjen 339, reagon PD: Rama vijon të mbrojë Dakon

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pasi SPAK lëshoi 22 urdhër arreste për dosjen 339, e cila ka të bëjë me vjedhjen e votave, laboratorin e kokainës në Has dhe një sërë çështjesh të tjera.

Ai ka publikuar një video përgjimesh nga kjo dosje, duke shtuar se hetimet dhe ndëshkimet duhen bërë nga koka te bishti dhe jo anasjelltas.

Bardhi shprehet se Rama vijon të mbrojë Dakon, ndërsa i bën thirrje SAPK që veprojë në mënyrë të plotë

STATUSI I PLOTE

Dosja 339 është krimi shtetëror, në të cilin Edi Rama vodhi dhe bleu zgjedhjet e vitit 2017 me krimin e organizuar. Dosja 339 është Vangjush Dako, është banda e Avdylajve, janë trafikantët ndërkombëtarë të drogës, është Edi Rama, që ata zgjodhën me blerje votash dhe me kërcënime.

Për këtë krim, që vazhdon të mbajë peng vendin, akoma nuk është bërë drejtësi. Vangjush Dako, i shpallur non grata nga SHBA, vazhdon të jetë i lirë, nën mbrojtjen e Edi Ramës. Të tjerë njerëz të afërt të Edi Ramës vazhdojnë të mos hetohen për lidhjet me trafikantët e drogës që blenë zgjedhjet për Edi Ramën në Durrës, Kavajë, Shijak, Lezhë etj.

SPAK duhet të veprojë në mënyrë të plotë dhe të mos fshihet pas gishtit. Manipulimi i zgjedhjeve të 2017 kërkon drejtësi dhe ndëshkim, duke filluar nga koka dhe jo nga bishti.

Blerja e votave, bashkëpunimi me krimin e organizuar në zgjedhje, kërcënimi i votuesve dhe komisionerëve, presioni ndaj administratës publike, janë krime që presin drejtësi.

Kur do të urdhërohet arrestimi për këto fakte flagrante, që i ka dëgjuar e gjithë bota dhe që presin drejtësi prej 3 vitesh? 👇

Të fundit