Flash News

KRYESORE

Arrestimet për teatrin, Lëvizja Vetëvendosje protestë para Gjykatës së Tiranës

Arrestimet për teatrin, Lëvizja Vetëvendosje protestë para

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka protestuar këtë mëngjes para Gjykatës së Tiranës, për të kërkuar lirimin e qytetarëve të arrestuar gjatë protestës pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Sipas VV, arrestimi i  protestuesve, mes tyre edhe kreu i Vetëvendosjes Tiranë, Boiken Abazi ka qenë i padrejtë nga ana e policisë.

Ndaj, edhe sot me pankarta në duar, aktivistët kanë apeluar lirimin e protestuesve sa më parë.

Ndërkohë, në orën 17.30 pritet që në pedonalen e Tiranës të organizohet sërish një tjetër protestë e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e mbështetur edhe nga partitë opozitare.

 

Të fundit