Flash News

KRYESORE

Arrestimet për tërmetin, gazetarja zbulon detaje nga hetimet: Do të përfshihen edhe ekspertë të huaj

Arrestimet për tërmetin, gazetarja zbulon detaje nga hetimet: Do

Prokuroria e Tiranës lëshoi dje 40 urdhër-arreste. 31 zyrtarë dhe ish-zyrtarë u arrestuan në lidhur me pasojat e shkaktuara në ndërtesa pas tërmetit të 26 nëntorit.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ gazetarja Klodiana Lala zbuloi  se pjesë e hetimit në fjalë do të bëhen edhe ekspertë të huaj.

Mbetet për t’u parë sa larg do shkojë prokuroria në grumbullimin e provave për t’i mbajtur ata pas hekurave. Pritet të vijnë ekspertë të huaj, mendohet nga Italia, për të asistuar në këtë hetim, pasi asnjëherë Shqipëria nuk ka pasur një lloj të tillë hetimi”, tha Lala.

Gazetarja sqaroi edhe disa nga shkeljet që vunë para drejtësisë personat përgjegjës dhe shtoi se priten arrestime edhe në Krujë dhe Lezhë.

“Në disa objekte nuk gjendet gjurmim sizmik, mungojnë aktet e kolaudimit të objekteve, s’ka akte të shkruara nga inxhinieri, etj. Janë një sërë shkeljes që kanë nxjerrë në pah problematikat e mëdha që ka Shqipëria. Priten arrestime edhe nga Prokuroria e Krujës dhe Lezhës. Deri tani janë firmosur urdhër-arreste vetëm për ato godina që janë shkatërruar. Ndërkohë, pritet një etapë e dytë për godinat e dëmtuara më lehtë”, përfundoi Lala.

Prokuroria e Tiranës zbardhi sot detaje nga mega-operacioni për pasojat e tërmetit. Në një konferencë me median, prokurorja Elisabeta Imeraj tha se hetimi ka nisur një ditë pas tërmetit dhe deri tani janë arrestuar në total 31 persona.

Ndërsa prokurori Erion Imeraj, që ka ndjekur këtë çështje tha se hetimet do të shtrihen edhe në njësinë administrative të Dajtit dhe në Kamzë.

Të fundit