Flash News

KRYESORE

Arrestimi i Gjuriç, Lista Serbe paralajmëron largimin nga qeveria e Kosovës

Arrestimi i Gjuriç, Lista Serbe paralajmëron largimin nga qeveria e

Lista Serbe ka miratuar nismën për largimin nga Qeveria e Kosovës. Lidhur me këtë nismë, Lista Serbe ka lajmëruar se do ta njoftojë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Vendimi vjen si pasojë e arrestimit në veriun e Mitrovicës të Marko Gjuriç, shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

"Kjo është një ditë e rëndë për serbët në Kosovë në të cilën është parë më së miri fytyra e institucioneve të Kosovës. Në mënyrë brutale, me plumba në tytë, me shok-bomba dhe me goditje brutale mbi gratë dhe burrat janë sulmuar dhe rrahur përfaqësuesit legal të popullit serb, ministra, drejtorë të zyrave, deputetë dhe kryetarë komunash", thuhet në deklaratën e Listës Serbe.

“Pas këtij lloj keqtrajtimi dhe demonstrimi të forcës, udhëheqja e Listës Serbe zhvilloi një takim urgjent ku ne e pranuam iniciativën për të lënë qeverinë në Prishtinë”, thuhet në reagim.

Degradon Vuçiç: Marko Gjuriç u arrestua nga terroristët; do japin llogari

Të fundit