Flash News

KRYESORE

Arrestimi i Gjuriç, ngjarja jehonë edhe në mediat ndërkombëtare

Arrestimi i shefit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç nga policia e Kosovës në veri të Mitrovicës ka zënë vend edhe në mediat ndërkombëtare. Ata kanë raportuar ngjarjen për arrestimin e zyrtarit serb, si dhe kanë përfshirë edhe reagimet e shtetit serb dhe ndërkombëtarëve për këtë çështje.  

Kështu, “Washington Post” shkruan se Federica Mogherini, shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së u bën thirrje zyrtarëve serb dhe atyre në Kosovë që të ruajnë qetësinë pas ngjarjes për arrestimin e Gjuriç.

Një hapësirë i ka kushtuar edhe “Associated Press”, ndërsa knë cituar fjalimin  presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili e ka quajtur Kosovën një “shtet terrorist” dhe që përkrahet nga vendet e perëndimit.

Ngjarja është përcjellë edhe nga TRK, media turke i cili ka raportuar ngjarjen si të paralajmëruar nga shteti i Kosovës, por zyrtarët serb nuk e kanë marrë në konsideratë. Pas arrestimit nga policia dhe forcat speciale, Gjuriç u dëbua menjëherë në Serbi, ndërsa Serbia zyrtare ka reaguar menjëherë duke thënë se nuk do ndalet me kaq.  

 

Të fundit