Flash News

KRYESORE

Arrestimi i Gjuriç, Vuçic flet për qeverinë e Kosovës: Ç'do të ndodhë me Listën Serbe

Arrestimi i Gjuriç, Vuçic flet për qeverinë e

Situata mes Kosovës dhe Serbisë duket e acaruar pas arrestimit të Gjuriç. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se Qeveria e Kosovës nuk do të rrëzohet. Në një intervistë për televizionin kombëtar serb pas takimit me përfaqësuesen e lartë Federica Mogherini, u shpreh se Lista Serbe do të mbetet në opozitë dhe Qeveria e Kosovës nuk do të rrëzohet.

Sipas Vuçiç, Lista Serbe, e cila u dorëhoq nga koalicioni me qeverinë e Haradinaj,  duke qëndruar në opozitë do të luftojë për sebët në Kosovë ndërsa do të marrë ndihmë për këtë nga shteti i Serbisë.

Vuçiç është shprehur se përveç takimit me Mogherinin, ka folur në telefon edhe Ndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit Ëess Mitchel.

“Nuk mendojmë që Qeveria në Prishtinë do të rrëzohet. Nuk do të rrëzohet pasi kur është puna të bëhen kundër serbëve të gjithë shqiptarët do të bëhen bashkë, për dallim nga serbët të cilët asnjëherë nuk do të bashkohen pasi nuk u vjen keq për Gjuriçin, e as për Vuçiçin në Srebrenicë, e as nuk u vjen rëndë për diçka të tillë” është shprehur ai.

Të fundit