Flash News

KRYESORE

Arrestimi i Habilajt, Tahiri i kërkon takim Llallës

Arrestimi i Habilajt, Tahiri i kërkon takim Llallës

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ndaj të cilit janë ngritur akuza të shumta pas arrestimit të kushëririt të tij Moisi Habilaj, mësohet se ka kërkuar të takojë kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se Tahiri pritet të mbërrijë nga momenti në moment në  Prokurorinë e Përgjithshme.

Kujtojmë, që kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili dhe më herët ka denoncuar Tahirin dhe Habilajn për përfshirjen në çështjet e drogës, kërkoi sot në mëngjes arrestimin e Saimir Tahirit. Basha u shpreh se Rama tashmë i ka mbi tryezë dokumentet që impikojnë Tahirin dhe se duhet të ndëshkojë përgjegjësit.

Të fundit