Flash News

KRYESORE

Arrestimi i 11 personave, reagon Rama: Shkodra sot është më e qetë dhe më e sigurtë

Arrestimi i 11 personave, reagon Rama: Shkodra sot është më e

Pas arrestimit të 11 personave për huadhënie të jashtëligjshme në Shkodër, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama ku përgëzon forcat e policisë për operacionin. Rama shprehet se Shkodra sot është më e qetë dhe më e sigurt se asnjëherë tjetër.

“Përshëndetje dhe përgëzime të gjithë forcave policore që u angazhuan në superoperacionin e Shkodrës, duke çmontuar dhe çuar prapa hekurave një grup kriminal keqbërësish. Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikase”, shkruan Rama.

Policia ka arrestuar sot 11 persona dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Dhënia hua e shumave monetare bëhej për interesa shumë të larta që variojnë nga 3%-20% në jave nga ana e personave të implikuar.

Të fundit