Flash News

KRYESORE

Arrestimi i avokatit, policia jep detaje: Mori 17 milionë lekë

Policia e Tiranës ka dhëën detaje sa i takon ndalimit të avokatit. Policia thotë se sipas të dhënave zyrtare, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin e përbashkët me metoda speciale të hetimit të koduar “Avokati”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit Gazmir Xhurxhi, 35 vjeç, banues Tiranë. Sipas policisë, Xhurxhi me profesion avokat, i ka marrë nëpërmjet mashtrimit 1.700.000 lekë, (1.7 milionë lekë të reja), duke falsifikuar disa fatura dhe dokumente shtetasit; H. D, 59 vjeç, banues në Klos.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Mashtrim në shuma të mëdha”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

 

Të fundit