Flash News

KRYESORE

Arrestimi i bluzave të bardha, thirrja e Sindikatës dhe Urdhrit të Infermierëve: Lironi mjekët

Arrestimi i bluzave të bardha, thirrja e Sindikatës dhe Urdhrit

Pas arrestimit të personelit mjekësor të spitalit të Shkodrës ka reaguar kreu i Sindikatës së Shëndetësisë Paolo Kaceri dhe kreu i Urdhrit të Infermierëve Imir Hoxha. Ata e kanë cilësuar të paprecedentë arrestimin  e mjekëve.

Ai tha se përgjegjësitë për faturat financiare të tenderave të barnave dhe pajisjeve mjekësore duhet të kërkohen tek Ministria e Shëndetësisë.

“Këtu nuk ka faj asnjë me ik, a e shikoni gjendjen si është? Arrestohen mjekët si të ishin kriminelë, kriminelët vetë i marrin për dore dhe i sjellin ndërsa mjekët arrestohen dhe sillen me forca policore. Cilitdo prej nesh mund ti vihen prangat pasi secili prej nesh ka qenë pjesë e komisioneve të ngritura nga Drejtoria ku të gjithë tenderat e kësaj natyre janë bërë nga Ministria. Prokuroria duhet të shkojë dhe të shohë Ministrinë e Shëndetësisë dhe jo të kap infermierët dhe mjekët për këtë punë. Ne nuk jemi që të mos zbatohet ligji, nuk jemi në mbështjetje të atyre që vjedhin. Por prokuroria të marrë masa mirë se ku do ta çojë imazhin e këtyre personave.” – tha Kaceri, në një dalje për median.

Ndërsa kreu i Urdhrit të Infermierëve Imir Hoxha u shpreh se nfermieri i arrestuar Renato Kepi nuk ka pse të mbajë përgjegjësi për firmën e hedhur pasi nuk është teknik.

Të fundit