Flash News

KRYESORE

Arrestimi i djalit të deputetit të PS, vjen reagimi i parë i Edi Ramës

Arrestimi i djalit të deputetit të PS, vjen reagimi i parë i Edi

Pak minuta pas publikimit zyrtar të lajmit se djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja është arrestuar, vjen reagimi i parë nga PS, nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një reagimi në twitter, Rama inkurajon Prokurorinë që të mos ndalet deri në përfundim të hetimeve.

“Ndryshe nga ata që dje u bënë mburojë e të kërkuarve nga drejtësia duke i hapur luftë prokurorisë dhe sot po ridhunojnë vajzën për politikë, ne mbështesim drejtësinë e barabartë për të gjithë gjithmonë. Inkurajoj prokurorinë të mos ndalet deri në fund”, shkruan Rama.

Rexhep Rraja akuzohet për dy vepra penale ‘dhunë’ dhe ‘përdhunim’. Deri tani, ekspertiza ka vërtetuar se ish-e dashura e djalit të deputetit Xhisiela Maloku është dhunuar fizikisht, me një dëmtim që i ka humbur aftësinë e përkohshme për punë deri në 9 ditë.

Të fundit