Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Arrestimi i Dorian Protoduarit, banorët e “Astirit” dhe ish-deputetët shkojnë te Drejtoria e Policisë
Policia e Shtetit ka arrestuar sot gjatë protestës së opozitës disa nga protestuesit, kryesisht të rinj përfshirë dhe Dorian Protoduarin, banor të 'Astirit". Forcat e policisë kanë arrestuar Protoduarin pas protestës së opozitës ku ai mori pjesë, pasi i riu zbriti nga autobusi pranë shtëpisë së tij.
Protestuesit e Unazës së Re kanë mbërritur tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku mbahet i ndaluar Dorian Protoduari. Protestuesit kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm si dhe ndalimin e terrorit ndaj banorëve të Astir-it.
Me protestuesit ndodhen edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, si dhe ish-deputetët e Partisë Demokratike Albana Vokshi, Endri Hasa, Klevis Balliu, Gent Strazimiri e Andon Frrokaj.
Kujtojmë që Dorian Protoduari është arrestuar dhe në nëntor të 2018-s pas pjesmarrjes në protestën e banorëve të "Astirit".